Ministrja që shpenzon vetëm 10 euro për udhëtim jashtë vendit

Austria është një ndër 14 vendet me standardin më të lartë ekonomik në vend, dhe me mirëqenien më të madhe për qytetarët.

Por kjo nuk do të thotë se ministrat e saj bëjnë “kërdi” me fondet e shtetit.

Sipas oe24.at, udhëtimi i parë i ministres së Jashtme austriake, Karin Kneissl do t’i kushtojë buxhetit të vendit vetëm 10 euro, pasi ajo do të përdorë trenin për të shkuar në shtetin fqinj, Sllovaki.

“Unë do të udhëtoj me linjën hekurudhore REX që kushton 10 euro. Me këtë tren udhëtova çdo ditë kur isha studente”, ka thënë Kneissl. /MESAZHI/