Minj në dhomën e lehonave në spitalin e Ferizajit

Shëndetësia kosovare po vazhdon që të përballet me situata të palakmueshme. Një video e siguruar nga ‘Indeksonline’ tregon pakujdesinë e punëtorëve në spitalin e Ferizajit.

Në video shihet se si në objektin e këtij spitali depërton një mi i vogël. “Keshtu lindim ne, me minjte bashke”, thote ne videon e incizuar nje grua lehone.

Situata të tilla në Kosovë janë të përsëritshme pasi që pamje të ngjashme janë parë edhe më herët në spitalet kosovare.