Miratimi i rregullores AI të Bashkimit Europian mund të shtyhet për në 2024

Ligjvënësit Europianë patën tre diskutime mes Parlamentit, Këshillit dhe Komisionit rreth Aktit AI ndërsa një takim i katërt pritet të mbahet këtë javë.

Rregullorja e shumëpritur e inteligjencës artificiale nga Bashkimi Europian është ende duke u diskutuar me ligjvënësve të cilët nuk kanë gjetur dakordësinë për mënyrën sesi modelet duhet të rregullohen ndërsa miratimin e tij përpara Dhjetorit duke i pamundur.

Sipas Reuters, Spanja, e cila aktualisht udhëheq presidencën e BE-së, po kërkon verifikim të rregullt të dobësive dhe krijimin e një sisteme me nivele rregullimi në varësi të numrit të përdoruesve që ka një model.

Ligjvënësit Europianë patën tre diskutime mes Parlamentit, Këshillit dhe Komisionit rreth Aktit AI ndërsa një takim i katërt pritet të mbahet këtë javë.

Një tjetër do të mbahet në Dhjetor nëse palët nuk gjejnë akordin këtë muaj. Situata ka shtuar shqetësimet se çdo miratim rregulloreje mund të shtyhet për vitin e ardhshëm ndërsa ligjvënësit Europianë kanë shpresuar që Akti AI të miratohet përpara fundit të vitit.

Në një prej drafteve të Aktit AI propozon që zhvilluesit e modeleve bazë të adresojnë rreziqet potenciale dhe ti kalojnë këto modele nëpër procese rigoroze testimi gjatë procesit të zhvillimit por edhe pas lançimit në treg. Në këtë mënyrë synohet ekzaminimi i paragjykimit.

Disa kompani open-source kanë bërë thirrje që BE-ja të konsiderojë thirrjen e kompanive të vogla në diskutim duke thënë se për disa zhvillues mund të jetë sfiduese përmbushja e kushteve.