Miratohet programi i qeverisë “Kurti”

Në mbledhjen e Qeverisë së sotme është votuar për programin e qeverisë “Kurti”.

Pas miratimit të vendimit, kryeministri Kurti i ka thënë sekretarit Fitim Krasniqi, që të sjellë deri të premten e ardhshme planin e punës së Qeverisë 2020-2023, në Kuvend.

“Programi qeverisës duhet të pasohet me planin e punës ku do të kemi një mori masash dhe afate kohore për taksën.

Kjo paraqet bazën e legjislacionit të ri, që do të sillet në Kuvend”, ka thënë ai.