Miraxhi nuk erdhi pas dëshpërimit!

Keni kujdes, Pejgamberi a.s kurrë nuk është dëshpëruar për shkak të sprovave dhe persekutimeve që ka përjetuar, ai dhe shokët e tij.

Madje edhe pas refuzimit që i’u bë nga banorët e Taifit-pas atyre të Mekkes- dhe duke qënë i plagosur nga të marrët e Taifit.

Ai a.s ishte i brengosur se mos Allahu është i pakënaqur me të dhe mos ai nuk është duke e bartë si duhet Mesazhin dhe për atë ndoshta njerëzit po e refuzojnë e nuk po kalojnë nga terri në dritë, pos atij numri të vogël të tyre, në periudhën Mekkase.

Prandaj edhe i’u drejtua Allahut, ashtu i gjakosur: “Nëse Ti nuk Je i hidhëruar, unë për tjerat nuk mërzitem…”.

Allahu për t’i treguar Pejgamberit a.s dhe njerëzve, gjer në Ditën e Gjykimit, se Ai jo vetëm se ka Qënë i kënaqur me Pejgamberin a.s, por edhe e priveligjon atë a.s me çka se ka priveligjuar asnjë të dashur nga pejgamberët a.s dhe asnjë Melek nga më të zgjedhurit e tyre!

I mundëson Alejhi Selamit Isra Miraxhin, udhëtimin më të veçant horizontal dhe vertikal në histori të njerëzimit, që nga koha e Ademit a.s e deri kur do ndodh Kijameti!

Nga Hoxhe Husamedin Abazi