Mision prove për në planetin e kuq

6 astronautë simulim në Armeni në 2024 për udhëtimin në Mars

Simulimi për një mision në planetin Mars do të realizohet në Pranverën e vitit 2024 në Armeni. Projekti parashikon edhe praninë e një kopshti me fruta perime hapësinor dhe hi-tech, që do të jëtë i pajisur me një sistem plotësisht të automatizuar, me drita led dhe robotë të integruar në brendësi të një tende të padepërtueshme.

Në misionin prove për në planetin e kuq do të marrin pjesë edhe 6 astronautë, por edhe do të kryhen shumë eksperimente në sektorë të ndryshem, nga gjeoshkencat, inxhinieria e jetës, astrobiologjia etj, me objektiv përgatitjen e terrenti për misionet e ardshme humane në eksplorimin e Sistemit Diellor.

Kopshti hi-tech Hort3Space, është seleksionuar nga të gjithë projektet e tjerë, pasi është në gjendje të zhvillojë një impiant inovativ për kultivimin e shumë llojeve mikro-zarzavateve, dhe me metodën idroponike, që është një teknikë kultivimi ku dheu zëvenedsohet me materiale të tjera.

Do të jetë provinca Amarat në Armeni që është përzgjedhur si vendi për të zhvilluar misionin Amadee-24, për karakterisktikat gjeomorfologjike përngjan me sipërfaqen marsiane.