Mjekët turq do të ofrojnë operacione në Gazën e izoluar

Një delegacion mjekësor turk të hënën filloi të kryejë operacione kirurgjike për pacientët palestinezë në Spitalin Al-Shifa të qytetit të Gazës.
Gjatë gjashtë ditëve të ardhshme, anëtarët e Mjekëve Mbarëbotëror të Turqisë, një organizatë bamirëse e pavarur, do të ofrojnë shërbime shëndetësore të nevojshme në spital.
Delegacioni i pesë mjekëve përbëhet nga një anesteziolog, dy kirurgë pediatrik dhe dy kirurgë ortopedikë.
Vizita e delegacionit synon të ofrojë ndihmë mjekësore për popullin e Gazës, të cilët vazhdojnë të vuajnë nga një bllokadë izraelite 11 vjeçare që ka çuar në mungesa të rënda të ilaçeve dhe pajisjeve medicinale.
“Anëtarët e delegacionit, në bashkëpunim me mjekët lokalë, filluan të kryejnë operacione sot,” tha për agjencinë Anadolu Agency, Safa Simsek, drejtor i programit të organizatës.
Numri i pacientëve për të marrë trajtim, shtoi ai, “do të varet nga natyra e trajtimit të kërkuar dhe sa kohë duhet çdo pacient”.