Modeli bazë i ri i iPad vjen me një rritje të konsiderueshme të çmimit

Përdoruesit me iPad-in e ri marrin një ekran 10.9-inç me rezolucion 2360×1640 dhe përshtatjen e ngjyrave “True Tone”.

Spekulimet ishin të vërteta sepse Apple krahas iPad Pro ditën e djeshme prezantoi një version të ri të modeli bazë të iPad.

Tableti i ri vjen me ekranin me kornizë të hollë kopjuar nga modelet e segmentit të lartë si dhe kalon në portën USB-C duke hequr portën 3.5mm të kufjeve dhe integruar një skaner të shenjave të gishtërinjve në butonin e zgjimit.

Përdoruesit me iPad-in e ri marrin një ekran 10.9-inç me rezolucion 2360×1640 dhe përshtatjen e ngjyrave “True Tone”.

Tableti përdor çipin A14 Bionic si modeli origjinal iPad Air dhe ofron mbështetje për teknologji moderne si Wi-Fi 6 dhe 5G. Kamera e pasme prej 12-megapiksel është përditësuar.

Por iPad Air i ri është kufizuar në lapsin Apple Pencil të gjeneratës së parë. Një tastierë e re 249 dollarëshe Magic Keyboard Folio ofron butona në madhësi të plotë dhe një trackpad njëlloj si modeli më i shtrenjtë Magic Keyboard.

Modeli bazë i iPad Air është i disponueshëm për tu porositur nga dita e sotme ndërsa del në shitje më 26 Tetor. Çmimi i tij fillon nga 449 dollarë për modelin 64GB Wi-Fi dhe ngjitet në 599 dollarë për modelin celular.

Është një rritje e konsiderueshme krahasuar me gjeneratën e kaluar që fillonte nga 329 dollarë. /PCWorld Albanian