Modi: India është e gatshme të ndihmojë për paqen në Ukrainë

Narendra Modi

Kryeministri i Indisë, Narendra Modi, në një bisedë me presidentin e Ukrainës, Volodymyr Zelenskyy, ka theksuar se vendi i tij është i gatshëm për ndihmë për të siguruar paqen në luftën në Ukrainë, transmeton Anadolu Agency (AA).

Sipas lajmit të “Hindustan Times” të cilin e bazon në një deklaratë të bërë nga zyra e kryeministrit, Modi dhe Zelenskyy zhvilluan një bisedë telefonike.

Modi ka bërë thirrjen që armiqësitë të ndalen herët dhe është shprehur se mbron rrugën e dialogut dhe diplomacisë.

“Nuk mund të ketë rrugë zgjidhje ushtarake në luftën Rusi-Ukrainë. India është e gatshme të kontribuojë në çdo përpjekje për paqe”, tha Modi.

Po ashtu në bisedë Modi ka shprehur edhe rëndësinë për të respektuar Konventën e Kombeve të Bashkuara, ligjin ndërkombëtar si dhe sovranitetin dhe integritetin territorial të të gjitha shteteve.

Po ashtu Modi ka vënë theksin edhe mbi rëndësinë që India i kushton objekteve bërthamore përfshirë edhe ato në Ukrainë dhe ka nënvizuar se rrezikimi i objekteve bërthamore mund të shkaktojë pasoja katastrofike. /aa