Modriç hero i Realit

Indeks Online Logo
Zgjidh gjuhën
sq Albanian

38-vjeçari hero i Real Madridit, me një supergol ia dhuron tri pikë “Los Blancos”
Viber IconINDEKSONLINEE Diele, 25 Shkurt 2024 23:00

Skuadra e Real Madridi ka shënuar fitore në javën e 26-të në La Liga, pasi mposhti minimalisht 1:0 Sevillan.

Golin e vetëm në këtë ndeshje e shënoi mesfushori i Kombëtares së Kroacisë, Luka Modric në minutën e 81’të.

Modric u inkuadrua në lojë në minutën e 75’të duke zëvendësuar mbrojtësin, Nacho Fernandez.

Me këtë fitore, Real Madrid shkon në kuotën e 65 pikëve në pozitën e parë, tetë pikë më shumë se pozita e dytë, Barcelona (57).