Modric – lojtari më i mirë i sezonit te Real Madrid

Gazeta spanjolle, Marca, përmes votave të publikut ka shpallur Luka Modric si lojtarin më të mirë të sezonit.

Modric ka arritur që të realizojë 5 gola dhe në të njëjtën kohë të asistojë 3 të tillë gjatë 35 paraqitjeve në La Liga këtë sezon.

Përkundër faktit që kroati është duke u plakur dhe tanimë ka 35 vjet, ai nuk po ndalet së luajturi, njofton lajmi.net.

Marca e ka shpallur atë lojtarin më të mirë të sezonit, pas votave të ardhura nga publiku.

Për këtë çmim, Modric ka falënderuar të gjithë tifozët: “Së pari, unë dua të ju falënderoj për dashurinë dhe mbështetjen që gjithmonë më tregoni, është diçka që më mbush me shumë gëzim dhe krenari. Shpresoj së shpejti të gjithë do të shohim njëri-tjetrin në fushë dhe se së bashku të kënaqmi”, ka thënë Modric.

“Asnjëherë nuk më pëlqen të flas për performancën time ose lojën time, por ajo që mund të them është se jam ndjerë mirë këtë sezon. Më ka pëlqyer të luaj, kam luajtur shumë dhe jam i kënaqur me performancën time”, ka thënë në fund mesfushori i “Los Blancos”.

Modric së fundmi ka rinovuar me Real Madrid edhe për një vit tjetër.