Momente paniku në Romë, “gropa” thith makinat (VIDEO)

Gjashtë automjete u përpin nga një gropë e madhe që u hap papritur në lagjen Balduina të Romës.

Gropa e thëllë rreth 50 metra rrezikoi jetën e 20 familjeve të cilat janë evakuaur në hotele nga shërbimet emergjente, përcjell albeu.com

Dy ndërtesa të afërta u evakuan për shkak të rrëzimit pasi shërbimet e emergjencës morën pjesë në skenë.

Për fat të mirë, askush nuk u plagos në atë që mund të bëhej një fatkeqësi e madhe.

https://www.youtube.com/watch?v=hQf9zgM5n7s