Kufijtë që i vendos vetes, shpesh janë më të ngushtë se potenciali që mban brenda teje.
Shpeshherë njeriu bëhet pengesë për vetveten, jo për shkak të mungesës së aftësive, por për shkak të perceptimit të kufizuar që ka për to.
Vetëvlerësimi i ulët nuk është modesti…, është një keqinterpretim i realitetit tënd!?
Çdo përvojë, çdo sfidë dhe çdo përpjekje e jotja është dëshmi e kapaciteteve që ndoshta ende nuk i ke eksploruar plotësisht.
Mos e mat veten me frikën që ndjen, por me guximin që ke për të vazhduar përpara pavarësisht saj.
Potenciali yt nuk kërkon leje për të ekzistuar…, por kërkon vendimin tënd për ta besuar dhe për ta zhvilluar.
Në fund, nuk është bota ajo që vendos kufijtë e tu — je ti që i zgjedh.
Vehbi Zeqiri








