Moti për nesër në Kosovë, këto pritet të jenë temperaturat

Nesër mbi vendin tonë pritet të mbajë mot kryesisht i vranët.

Vranësirat gjatë ditës pritet të shoqërohen edhe me rreze dielli, temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 6-7 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihet të lëvizin ndërmjet 15-16 gradë Celsius.

Pritet të fryjë erë kryesisht nga verilindja me shpejtësi 1-5m/s, njofton Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës.