Moti për sot

Në Kosovë sot pritet të mbajë mot me diel.

Sipas Institutit Hidrometeorologjik nuk parashihen reshje.

 “Temperaturat minimale parashihen të lëvizin ndërmjet 8-10 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 18-22gradë Celsius”.

 “Do të fryjë erë kryesisht nga verilindja me shpejtësi 1-9m/s”, thuhet në komunikatën e IHMK.