Moti sot me diell

Sot në Kosovë temperaturat maksimale pritet të arrin deri në 27 gradë Celsius, ndërsa ato minimale do të jenë në 13 gradë Celsius.

“Do të mbajë mot pjesërisht i vranët dhe me intervale me diell. Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 13-14 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 24-27 gradë Celsius. Do të fryjë erë kryesisht nga verilindja e lehtë deri mesatare”, njofton IHMK.