Motori i kërkimit pa reklama dhe gjurmim mbyllet pas 8 muajsh

Së fundi kompania filloi të shfaqte përgjigje të gjeneruara nga inteligjenca artificiale në rezultatet e saj të kërkimit.

Neeva, një motor kërkim pa reklama dhe gjurmim themeluar nga një ish ekzekutiv i Google, tha se do të mbyllet.

Motori i kërkimit kërkoi që përdoruesit të paguajnë në vend që tu shfaqen reklama por nuk arriti të tërheqë njerëz të gatshëm të paguajnë.

Së fundi kompania filloi të shfaqte përgjigje të gjeneruara nga inteligjenca artificiale në rezultatet e saj të kërkimit.

Motori i kërkimit do të mbyllet më 2 Qershor duke thënë se përdoruesit të cilët kanë blerë abonime do të mund të marrin një rimbursim.

Neeva u krijua nga Sridhar Ramaswamy, i cili punoi pranë Google për 16 vite dhe drejtoi biznesin e reklamimit të kompanisë.

Më herët ai ishte shprehur se sektori i teknologjisë po shfrytëzonte të dhënat e përdoruesve dhe ai nuk dëshironte të ishte më pjesë e saj.

Por gjatë rrugëtimit të tij me Neeva ai tha se kishte kuptuar se ndërtimi i një motori kërkimi dhe bindja e përdoruesve të zakonshëm të përdorin diçka më të mira janë dy gjëra krejtësisht të ndryshme.

Ai fajësoi edhe kushtet e vështira ekonomike në momentin e debutimit në Tetor. Kur u themelua kompania punësonte 50 njerëz dhe kishte ngritur 77.5 milionë dollarë nga investitorët.

Tani kompania po shikon mundësi të tjera ku të aplikojë ekspertizën e saj në AI.