Mourinho i dërgon mesazh Lampardit para derbit Tottenham – Chelsea

Jose Mourinho ka deklaruar se e pëlqen Frank Lampardin, por së dëshiron që ai të humbet kur Tottenham të dielën pret Chelsea në duelin për vendin e katërt në Premierligë.

Jose Mourinho dhe Frank Lampard kanë punuar së bashku për një kohë te Chelsea, kur Mourinho ishte trajner, dhe ky i fundit lojtar.

Të dy këta, tani në cilësinë e trajnerëve, do të vihen përballë të dielën në një ndeshje që pritet të jetë shumë interesante.

“Unë do t’i jem gjithmonë mirënjohës ndaj tij për atë që më dha si lojtar. Asgjë nuk do të ndryshojë”, ka deklaruar Jose Mourinho, përcjell lajmi.net.

“E dua atë djalë, gjithmonë do ta dua. Shpresoj që ai të humbas të shtunën”.