Mourinho: Jam një prej trajnerëve më të mirë në botë!

Pas kritikave për rezultateve të dobëta dhe humbjet e njëpasnjëshme, Jose Mourinho ka deklaruar se është një nga trajnerët më të mirë në botë.

“Djajtë e Kuq” u mposhtën në shtëpi me rezultatin 3-0 ndaj Tottenham dhe Mourinho u përball me një mal kritikash, ku u përfol dhe për një shkarkim të mundshëm të tijin.

Megjithatë, Mourinho ka sfiduar të gjithë, duke iu drejtuar gazetarëve: “Unë jam trajneri i një prej klubeve më të mira në botë, por gjithashtu jam dhe një prej trajnerëve më të mirë në botë.”

“Kam patur sukses të madh sezonin e kaluar dhe kjo është ndoshta ajo që nuk doni ta pranoni. Unë e analizoj performancën time, dhe për mua është e rëndësishme se çfarë mendoj unë dhe jo ju. E përsëris se dy sezonet e kaluar kanë qenë të suksesshme, pasi kemi fituar dhe Europa League.”

“Ne fituam Europa League, sepse ai ishte niveli ynë. Jemi ekipi i fundit në Angli që ka fituar një trofe evropian dhe sezonin e kaluar, e përsëris, kam fituar 8 tituj.”

“Jam trajneri i vetëm në botë që ka fituar në Itali, Spanjë dhe Angli dhe duke fituar tetë tituj, dhe nuk bëhet fjalë për tituj të vegjël. Vendi i dytë në klasifikim vitin e shkuar është një nga arritjet e mia më të mëdha në futboll,” shtoi tekniku portugez./Ora News