MSh thirrje qytetarëve: Mund të vaksinoheni në cilëndo qendër

Ministria e Shëndetësisë u rikujton qytetarëve të Republikës së Kosovës se ata mund të vaksinohen në cilëndo qendër të vaksinimit në Kosovë, të listuara më poshtë, pa termin të caktuar paraprakisht.

Qytetarët mund të vaksinohen në secilën qendër të vaksinimit kudo në Kosovë, pavarësisht se cilës komunë i takojnë me vendbanim.

Gjithashtu, këtyre ditëve është duke u bërë vaksinimi edhe përmes ekipeve mobile, për çka gjithashtu nuk duhet caktuar termin paraprakisht.

Mbrojtja nga simptomat e rënda të sëmundjes dhe nga vdekja për shkak të COVID është e shpejtë, e thjeshtë dhe falas.

Vaksinohu!

Vaksinimi mund të bëhet në cilëndo qendër të vaksinimit, të listuara më poshtë, pa termin të caktuar paraprakisht, pavarësisht vendbanimit, për të gjithë qytetarët nga mosha 12 vjeç e lart. Orari i punës 07:00 – 19:00, e hëne – e premte.