Mundësi Egzon Shala mundet në çerekfinale në Tokio

Egzon Shala

Mundësi nga Kosova, Egzon Shala, është mposhtur në kategorinë deri 125 kilogramë në Lojërat Olimpike që po mbahen në Tokio.

Atë e ka mundur iraniani Amir Hossein Zare, transmeton Klankosova.tv.

“Egzoni tani duhet të shpresojë në fitore të iranianit Zare në gjysmëfinale, për t’iu mundësuar garimi në repesazh”, thekson Komiteti Olimpik.

“Shala në raundin e parë, kishte mposhtur algjerianin, Djahid Berrahal. Urojmë që Egzonin ta shohim në repesazh dhe të ndjek ëndrrën për medaljen e bronztë”. /klan