Mungesa mujore e shirave kërcënon Francën dhe Italinë

Franca gjithashtu regjistroi 32 ditë rresht pa shira, thënë ndryshe thatësira më e madhe që nga fillimi i matjeve, siç raporton Meteo-France, duke specifikuar se për një muaj të tërë, nga 21 janari deri më 21 shkurt, niveli i reshjeve në Francën kontinentale është më pak se një milimetër, pra periudha më e gjatë që nga vitin 1959.

Një episod shumë shqetësues, në një kontekst të deficitit kronik të reshjeve nga gushti 2021 dhe pas thatësirës dhe nxehtësisë së jashtëzakonshme në 2022.

Ky serial i njëpasnjëshëm tani e kalon edhe vitin e jashtëzakonshëm 2020, me 31 ditë praktikisht pa reshje shiu midis 17 marsit dhe 16 prillit, një periudhë shumë e veçantë, në një mbyllje të plotë nga Covid-19.

Në Tuluzë, ujërat e lumit Garon janë minimale dhe e njëjta gjë është e vërtetë për lumin Orb, pranë Bezier.

Franca po ndjek në këtë mënyrë Venecian, qyteti që është kthyer në një simbol të thatësirës rekord, që ka prekur pjesë të ndryshme javët e fundit Evropën, ndërsa pritet rikthimi i reshjeve së shpejti. /atsh