Muriqi: Harrojni Suedinë, ndaj Gjeorgjisë marrim 3 pikë

Sulmuesi Vedat Muriqi ishte në krah të trajnerit Bernard Shallandes, në konferencën për shtyp para ndeshjes me Gjeorgjinë, ku ndër të tjera pranoi se skuadra nuk bëri një lojë të mirë në Suedi dhe premtoi reagim në sfidën e nesërme.

“Ndaj Suedisë nuk bëmë një ndeshje të mirë, pasi u ndëshkuam nga disa gabime tonat, megjithatë jemi gati të kthejmë faqe dhe të synojmë të marrim tre pikët. Atmosfera në grup është shumë e mirë dhe nuk është momenti për t’u marrë me kritika, por për t’u përqendruar te ndeshja e nesërme, ku na duhet të marrim tre pikët”, u shpreh sulmuesi i “Dardanëve”.