Musk vallëzon me robotin

Elon Musk, themelues i Tesla dhe SpaceX, ka bërë një deklaratë të fortë gjatë një ngjarje të fundit, ku ka folur për potencialin transformues të robotëve humanoidë që po zhvillohen në laboratorët e kompanisë së tij, Tesla.

Miliarderi amerikan beson se këto makina do të kenë një ndikim të madh në botë dhe se ato mund të luajnë një rol kyç në eliminimin e varfërisë globale.

Sipas tij, robotët humanoidë do të krijojnë mundësi të reja punësimi dhe do të ndihmojnë në zhvillimin e ekonomive duke zvogëluar pabarazitë sociale.

Për të demonstruar mundësitë që ofron ky projekt, Musk nuk hezitoi të kërceu me një nga prototipet e robotëve, duke i shtuar kështu një moment argëtimi dhe simbolik këtij zhvillimi teknologjik.

Ky hap i rëndësishëm i Tesla mund të sjellë një ndryshim të madh në mënyrën se si shohim robotët dhe automatikën, duke i hapur rrugën një të ardhmeje ku makinat mund të mbështesin njerëzit në shumë aspekte të jetës së përditshme, duke përmirësuar kushtet ekonomike dhe sociale të shoqërive në mbarë botën.

Me këtë vizion të guximshëm, Musk tregon besimin e tij në mundësitë që teknologjia mund të ofrojë për të krijuar një botë më të barabartë dhe më të zhvilluar.