Musk: Versioni Tesla me kosto të ulët do të jetë revolucionar

Shefi i Tesla-s, Elon Musk gjatë një interviste me Sandy Munro deklaroi se kompania po punon në një automjet elektrik me kosto të ulët.

Kjo mund të përkojë me raportimet e mëhershme për nxjerrjen e një veture nga Tesla me çmim 25 mijë dollarësh.

“Ne jemi duke punuar për një automjet elektrik me kosto të ulët që do të prodhohet në vëllim vërtet të lartë. Kemi avancuar shumë në atë drejtim. Unë rishikoj çdo javë planet e linjës së prodhimit për këtë projekt. Unë mendoj se revolucioni në prodhim që do të përfaqësohet nga ajo makinë do të befasojë të gjithë”, deklaroi Musk.

Derisa kostoja e automjeteve Tesla ka rënë kohët e fundit, ato automjete ende nuk janë financiarisht të arritshme për shumicën e njerëzve.

Së fundmi, prodhuesi amerikan i automjeteve elektrike ka lansuar kamionçinën Cybertruck, e cila ishte paralajmërua vite më parë, por nuk debutoi deri javën e kaluar.