Mustafa: Propaganda serbe për luftë është jashtë realitetit, dialogu në fazën përfundimtare

Kryeministri i vendit, Isa Mustafa,në një intervistë për Telegrafin ka treguar se procesi i dialogut në mes të Kosovës dhe Serbisë ka hyrë tashmë në fazën përfundimtare, duke theksuar se në këtë fazë ka hapësirë që pala kosovare të jetë më gjithëpërfshirëse, të ketë përfaqësues të opozitës, të shoqërisë civile dhe që të konkludohet në një të ardhme të afërt.

Gjatë kësaj interviste kryeministri Mustafa ka folur edhe për propagandën e vazhdueshme të Serbisë se “Kosova po përgatitet për luftë”, duke thënë se kjo është në shpërputhje me realitetin. Po ashtu Mustafa ka folur edhe për ndërtimin e të ashtuquajturit “muri i ri” në veri të Mitrovicës, për politikën e brendshme, për zgjedhjet e parakohshme dhe Demarkacionin me Malin e Zi.