Mustafi e Xhaka ia sigurojnë kualifikimin Arsenalit në Ligën e Evropës

Shkodran Mustafi me një gol dhe Granit Xhaka me dy asistime, i kanë ndihmuar Arsenalit që të kalojë në 1/8 e finales së Ligës së Evropës pasi sonte mposhti Bate Borisovin me rezultat 3 me 0.

Arsenali që po vinte nga humbja në ndeshjen e parë të cilën Bate e fitoi me rezultat minimal, nisi mirë takimin kur Volkov realizoi autogol në minutën e katërt.

Në minutën e 39 në skenë dolën shqiptarët Mustafi e Xhaka që u përkujdesën për rezultatin 2 me 0. Xhaka harkoi nga këndi dhe me një goditje të fuqishme me kokë asistimin e tij në gol e shndërroi Mustafi.

Xhak edhe një herë asistoi kur Sokratis shënoi për rezultatin përfundimtar 3 me 0.