Ballina Lajmet Kosovë Nagavci: Osmanit i ofruam nënshkrimet por refuzoi, japim nënshkrimet edhe për partitë...

Nagavci: Osmanit i ofruam nënshkrimet por refuzoi, japim nënshkrimet edhe për partitë tjera

Shefja e Grupit Parlamentar të Lëvizjes Vetëvendosje, Arbërie Nagavci, ka thënë tjera thënë se i kanë ofruar nënshkrimet presidentes aktuale, por siç ka thënë ajo, Osmani ka refuzuar një gjë të tillë.

Nagavci nuk ka dhënë detaje për arsyet e refuzimit të Osmanit.

Ajo ka thënë se janë të gatshëm të japin nënshkrimet e tyre për PDK-në dhe LDK-në që të kenë kanidatët e tyre.

“Osmanit i kemi ofruar nënshkrimet për kandidaturën e saj, edhe pse e dimë që subjektet e tjera nuk i kanë dhënë dhe kemi pas parti që kanë thënë se nuk e mbështesin, siç ka qenë PDK. Osmani nuk e ka pranuar këtë ofertë, tani duke marr parasysh edhe dinamikat aktuale dhe kohën e shkurtër për zgjedhjen e presidentit, jemi të gatshëm të ofrojmë nënshkrimet edhe për partitë tjera për kandidatura tjera potenciale”, tha ajo, në konferencën për media, raporton teve1.info.

Ajo ka thënë se kanë mundësi të propozojnë edhe një kanidat për president, por një gjë të tillë nuk ke kanë bërë për t’i dhënë mundësinë edhe subjekteve tjera të paraqesin kandidaturat e tyre.

Nagavci, ka thënë se në mungesë të një kandidati konsensual për president kanë propozuar Glauk Konjufcën për president, duke shtuar se edhe partitë tjera është dashur të kenë propozimet e tyre.

Ajo ka thënë se Konjufca ka qenë figurë e unitetit politikë.

“Presim që edhe partitë tjera të paraqesin kandidaturat e tyre që të përmbushen kriteri kushtetues dhe për të mundësuar një garë dhe e dytë më rëndësishmja të shmangen zgjedhjet e reja”, tha ajo.