Nagelsmann trajner i ri i Bayern Munichut

Ashtu siç pritej, Bayern Munich ka bërë zyrtare ardhjen e trajnerit Julian Nagelsmann.

“Bavarezët” kanë pranuar ndërprerjen e kontratës së Hansi Flickut dhe ardhjen e Nagelsmann, shkruan lajmi.net.
Nagelsmann do nënshkruajë kontratë pesëvjeçare deri me 30 qershor të vitit 2026.

Ndërkohë, Bayern do paguajë 25 milionë euro për shërbimet e trajnerit të ri te Leipzig.