Napoli shkatërron Liverpoolin

Në një ndeshje ku pritej të ketë më shumë luftë e grinte nga skuadra e Jurgen Klopp, përfundoi pa shumë histori.

Djemtë e Jurgen Klopp u turpëruan me rezultat 4-1 në stadiumin “Diego Armando Maradona”.

Zielinski x2, Simeone e Anguissa ia dhanë “katërshen” “Të Kuqve”, veçse jo atë që e ëndërronin tifozët e 19-herë kampionëve anglezë.

Emri i legjendës Diego Armando Maradona vijoi të mbetej i paprekshëm në podium, njëjtë sikurse fitorja e ish-skuadrës së tij ndaj Liverpoolit.

Anglezët edhe mund ta ëndërrojnë një “katërshe” të trofeve, por paraprakisht me një të tillë, veçse si humbës, u njoftuan sot. /