NATO: Anëtarësimi i Suedisë i mundshëm, por jo i garantuar deri në Samitin e Vilniusit

Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Jens Stoltenberg, tha se anëtarësimi i Suedisë në NATO është i mundur deri në Samitin e NATO-s më 11-12 korrik, por ai nuk mund ta garantojë atë, transmeton Anadolu.

Stoltenberg iu përgjigj pyetjeve të gazetarëve përpara Takimit të Ministrave të Mbrojtjes të NATO-s të mbajtur në selinë e NATO-s në Bruksel.

I pyetur për mundësinë e anëtarësimit të Suedisë në NATO deri në samitin e Vilniusit, Stoltenberg tha se takimi i Përhershëm i Mekanizmit të Përbashkët midis Turqisë, Suedisë dhe Finlandës u mbajt dje në Ankara dhe se ai u zhvillua në një mjedis konstruktiv.

Stoltenberg deklaroi se Suedia përmbushi angazhimet e saj në kuadër të memorandumit trepalësh të rënë dakord në Samitin e Madridit të vitit të kaluar.

“Turqia ka shqetësime legjitime për sigurinë. Asnjë aleat nuk është dëmtuar më shumë nga terrorizmi sesa Tuirqia”, tha Stoltenberg.

“Anëtarësimi i Suedisë është i mundur deri në Samitin e Vilniusit, por unë nuk mund ta garantoj atë. Ne po punojmë që pjesëmarrja e Suedisë të jetë e mundur sa më shpejt të jetë e mundur. Me këtë rast, jam i kënaqur me takimet që kam pasur me Presidentin Recep Tayyip Erdoğan dhe nga takimi i mekanizmit të përhershëm këtë javë”, deklaroi Stoltenberg.