NATO në mbledhje emergjente për luftën në Ukrainë

Krerët e shteteve të NATO-s po zhvillojnë një konferencë online për të diskutuar situatën e sigurisë në Ukrainë.

Bëhet fjalë për një mbledhje të jashtëzakonshme, në kohën kur Rusia po sulmon të gjithë territorin e Ukrainës, me ushtrinë që ka përparuar drejt Kievit.

Samiti – i cili po mbahet me dyer të mbyllur -, drejtohet nga Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Jens Stoltenberg. /euronews