Navas zbulon klubin e Ronaldos për sezonin e ri

Keylor Navas ka parashikuar të ardhmen e bashkëlojtarit të tij nga Real Madrid, Cristiano Ronaldo.

Keylor Navas nuk beson se Cristiano Ronaldo do të largohet nga Real Madrid.

Portieri nga Kosta Rika ka theksuar se ylli portugez do të jetë pjesë e “Los Blancos” edhe në sezonin e ri.

“Unë nuk e di se çfarë do të ndodhë me Cristiano Ronaldon, por është e qartë se më i mirë në botë ka për të qëndruar në Real Madrid”, ka deklaruar Navas.