Ndahen edhe 7.2 milionë euro për subvencionimin e energjisë elektrike

Qeveria e Kosovës në mbledhjen e saj të fundit ka njoftuar se ka ndarë 7.2 milionë euro për ta zbatuar masën që ka të bëjë me subvencionimin e energjisë elektrike në vend.

Sipas njoftimit, subvencionimi do të përdorët për konsumatorët që kursejnë rrymën.

“Qeveria e Kosovës ka zhvilluar sot mbledhjen Elektronike në të cilën ka ndarë 7,278,747.59 euro për zbatimin e masës 3.7 – Mbështetje në tejkalimin e krizës energjetike të Pakos së Ringjalljes Ekonomike”, njofton Qeveria e Kosovës.

“Mjetet e ndara do të përdoren për subvencionimin e energjisë elektrike për konsumatorët fundorë, me qëllim të uljes së ndikimit të tarifave të energjisë, që reflektojnë në faturat e konsumatorëve. Kushtet dhe kriteret e shfrytëzimit të këtyre mjeteve përcaktohen me vendimin e Qeverisë së Republikës së Kosovës Nr. 21/94 të datës 24 gusht 2022”, përfundon njoftimi.