Ndalohen mallra të falsifikuara në Vërmicë

Zyrtarët doganorë në pikën kufitare në Vërmicë kanë ndaluar një veturë që po hynte në territorin e Kosovës.

Pasi sipas zyrtarëve doganorë, të dyshuarit i janë zbuluar aksesorë për telefona ku më pas është verifikuar se mallrat në fjalë janë të falsifikuara dhe shkelin të drejtën e pronësisë intelektuale (DPI).

“Në përputhje me procedurat ligjore, mallrat janë ndaluar, dhe ndaj personit përgjegjës është iniciuar procedurë për kundërvajtje doganore. Dogana e Kosovës mbetet e përkushtuar në parandalimin e hyrjes dhe qarkullimit të mallrave të falsifikuara në tregun vendor, duke siguruar zbatimin e dispozitave ligjore që garantojnë mbrojtjen e të drejtave të pronësisë intelektuale dhe të konsumatorëve”, thuhet në njoftimin e Doganës.