Ndërron jetë edhe një person i prekur me koronavirus – shkon në 12 numri i të vdekurve

A medical worker wearing a face mask tends to a patient arriving on a stretcher at the new coronavirus intensive care unit of the Brescia Poliambulanza hospital, Lombardy, on March 17, 2020. (Photo by Piero CRUCIATTI / AFP) (Photo by PIERO CRUCIATTI/AFP via Getty Images)

Sot ka ndërruar jetë edhe një pacient në Klinikën Infektive i cili ka qenë i prekur me koronavirus.

“Pacienti është hospitalizuar në Klinikën Infektive me datën 12.04.2020, i referuar nga Qendra e Mjekësisë Familjare –Ferizaj”, thuhet në njoftim.

“Pacienti ka qenë në gjendje të rëndë që nga pranimi në Klinikën Infektive, testi për SARS-CoV- 2 ka rezultuar pozitiv dhe përveç sëmundjes COVID-19 ka pasur edhe sëmundje të tjera shoqëruese”.