Ndërron jetë ish-imami i xhamisë së fshatit Pagarushë të Malishevës, Vehbi ef. Kryeziu

Vehbi ef. Kryeziu (r.a)
Vehbi ef. Kryeziu (r.a)

َ”Të Allahut jemi dhe tek Ai do të kthehemi!”

Njoftojmë kolegët, miqtë dhe opinionin e gjerë se sot, më 15 janar, ndërroi jetë ish-imami i xhamisë së fshatit Pagarushë të Malishevës, Vehbi ef. Kryeziu.
Varrimi i rahmetliut u bë sot, më 15 janar 2023, në orën 15:00, në varrezat e fshatit Pagarushë.
Zoti e mëshiroftë dhe e shpërbleftë me Xhenetin Firdeus!

Biografi e shkurtër
Vehbi ef. Kryeziu lindi më 11 maj 1949, në fshatin Pagarushë. Shkollën fillore katërvjeçare e përfundoi në fshatin e lindjes dhe katër të tjera i përfundoi në Carrallukë. Më pas vazhdoi shkollimin në medresenë e mesme “Alaudin” në Prishtinë.
Nga viti 1975 e deri më 2014 ka shërbyer si imam e mualim në fshatin e tij të lindjes në Pagarushë. Mirëpo me kërkesën e xhematit, ai vazhdoi detyrën e imamit deri në vitin 2019.
Përkundër periudhës së vështirë që ishte asokohe si në anën kombëtare edhe atë ekonomike, ai kishte forcë dhe vullnet që të angazhohej për ngritjen e fjalës së Zotit dhe ta brymoste popullin me vetëdijen kombëtare. Shquhej për pasionin që kishte për dituritë e mësimet fetare, madje hulumtimet e leximet e tij nuk i ndali deri në ditët e fundit të jetës së tij. Sinqeriteti në fjalë e punë, ishte virtyti që e dallonte nga të tjerët. /bislame