Ballina Sport Futboll Ndeshja Kosovë – Turqi, shtohen linjat e autobusëve për në Aeroport dhe...

Ndeshja Kosovë – Turqi, shtohen linjat e autobusëve për në Aeroport dhe anasjelltas

Ndeshja në futboll mes Kosovës e Turqisë ka zgjuar interesim të madh.

Për këtë shkak Komuna e Prishtinës ka njoftuar se më 31 mars dhe 1 prill do të shtohen nisjen në linjën 1A Aeroport – Prishtinë dhe anasjelltas.

Bëhet e ditur se nisjet do të realizohen nga ora 06:00 deri në 24:00.

“Nisjet do të realizohen çdo një orë, nga ora 06:00 deri në 24:00, nga aeroporti ndërkombëtar i Prishtinës ‘Adem Jashari’ dhe nga Stacioni i Autobusëve në Prishtinë”, thuhet në njoftim.