Ballina Sport Futboll Modriq mbetet te Milani edhe një sezon

Modriq mbetet te Milani edhe një sezon

Mesfushori Luka Modriq, megjithatë nuk do të largohet nga skuadra e Milanit, kanë raportuar mediumet në Itali të mërkurën.

Bëhet e ditur se Modriq është pajtuar ta rinovojë kontratën me Milanin, gjë që pritet të bëhet zyrtare brenda kësaj jave.

Me rinovimin e kontratës, kroati do të jetë pjesë e skuadrës së Milanit deri në verën e ardhshme, saktësisht pas përfundimit të sezonit 2026/27.

Me vazhdimin e kontratës, Modriq do të ketë pagë vjetore prej 3.5 milionë eurosh te Milani, ekip të cilit iu bashkua verën e shkuar si lojtar i lirë.

Në sezonin e tij të parë në Itali, Modriq 40-vjeçar ka shënuar 2 gola dhe ka bërë 3 asistime në 37 paraqitje për Milanin.