Ballina Sport Futboll Hoffenheimi paralajmëron Kosovën për Asllanin

Hoffenheimi paralajmëron Kosovën për Asllanin

Sulmuesi Fisnik Asllani është grumbulluar me Kosovën përkundër që nuk është në formën më të mirë fizike.

Asllani pritet të kenë minuta me “Dardanët” në katër ndeshjet e Ligës së Kombeve, duke filluar prej duelit me Irlandën që luhet të enjten mbrëma në Prishtinë.

Megjithatë, te skuadra e Hoffenheimit shpresojnë që te Kosova të jenë të kujdesshëm lidhur me aktivizimin e Asllanit.

Asllani te skuadra e Hoffenheimit nuk i ka as 40-të minuta të plota në tri ndeshje që është aktivizuar prej datës 12 shtator.

Pas ndeshjeve me Kosovën, Asllanin e presin hiq më pak se shtatë përballje me skuadrën e Hoffenheimit brenda tri javësh.

Krahas Asllanit, te Hoffenheimi aktiviziohen edhe Leon Avdullahu e Albian Hajdari, të cilët gjithashtu janë ftuar nga selektori i Kosovës, Franco Foda për këtë grumbullim.