Ndihem sikur i flas murit…

Në qytetin e Jeruzalemit, një hebre i moshuar e kishte bërë traditë të shkojë çdo ditë tek Muri i Lotëve. Aty, gjithë përdëllim, ai lutej tre herë në ditë, për dekada me radhë.
Një lajm të tillë, e dëgjon korrespondentja e një televizioni amerikan dhe shkon ta takojë dhe të zhvillojë me të një intervistë të shkurtër, për të zbuluar më shumë rreth këtij personi plot mistere.
Ia gjeti adresën dhe e ndoqi nga shtëpia deri tek Muri i Lotëve. Me të përfunduar lutjet e tij të përditshme, ai u drejtua për të dalë, por korrespondentja iu drejtua dhe mes tyre u zhvillua kjo bisedë:
Zotëri! Unë jam Merry Smith e CNN. A mund t’ju pyes sa vite keni që vini këtu tek Muri i Lotëve për tu lutur?
60 vite.
60 vite?! Po mirë, po për çfarë luteni këtu?
Lutem që të mbretërojë paqja mes myslimanëve, të krishterëve dhe hebrenjve. Lutem që të marrë fund urrejtja dhe fëmijët tanë të rriten në një mjedis paqësor dhe tolerant…
Sa bukur. A s’më tregoni, si ndiheni teksa luteni që prej gjashtëdhjetë viteve?
Ndihem sikur i flas murit…

Nga: Elmaz Fida