Investimi emocional që ofrojmë për të tjerët është çelësi që hap portën e ndikimit tonë tek ta – qoftë në familje, miqësi, vendin e punës apo shoqëri në përgjithësi.
Mos prit që të tjerët të dëgjojnë apo të pranojnë këshillat e tua, nëse nuk ke investuar në mirëqenien e tyre emocionale. Me fjalë të tjera, nëse nuk ke bërë që ata të ndihen të vlerësuar dhe të mirëpritur shumicën e kohës.
Ata që zotërojnë inteligjencë emocionale e kuptojnë këtë parim dhe janë shumë më të aftë të krijojnë një atmosferë pozitive, ku të tjerët ndihen mirë në praninë e tyre.
Nëse mendon se mund të ndikosh tek të tjerët përmes kritikave të ashpra apo frikës, do ta përballesh vetë me dështimin, ndërsa dëshpërimi yt do të jetë një barrë shumë e rëndë.
Mos e vendos kurrë çështjen mbi personin!
Mos lejo që gabimet, keqkuptimet apo qasjet e gabuara të dikujt të jenë arsyeja që humb një lidhje të vlefshme. Marrëdhëniet familjare, miqësore dhe njerëzore janë shumë më të çmuara sesa çdo çështje tjetër në botë.
Vehbi Zeqiri