Ndizen rrugët e Iranit, kërkohet largimi i regjimit (Foto, Video)

Disa nga protestat antiqeveritare që po ndodhin në qytetet iraniane janë kthyer në dhunë, dhe për këtë flasin pamjet e publikuara online.

Dy demonstrues në qytetin perëndimor Dorud kanë pësuar plagë nga armë zjarri, raporton BBC nga Irani.

Video të filmuara tregojnë protestuesit që vendosin zjarr në drejtim të automjeteve të policisë dhe ka njoftime për sulme ndaj ndërtesave të qeverisë.

Kjo është ngjarja më e madhe e mospajtimit që nga tubimet e mëdha pro-reforma në vitin 2009.

Demonstruesit kanë injoruar paralajmërimet nga ministri i brendshëm i Iranit për të shmangur “tubimet e paligjshme”.

Ka pasur njoftime të pakonfirmuara se dy protestuesit që u qëlluan në Dorud kanë vdekur.
Në qytetin Abhar në Iranin e veriut, demonstruesit u kanë vënë zjarr flamujve të mëdhenj që mbajnë figurën e udhëheqësit suprem të Iranit Ajatollah Ali Khamenei.

Ndërkohë në Arak, në Iranin qendror, protestuesit thuhet se i kanë vënë zjarrin selisë lokale të milicisë pro-qeveritare Basij. Në kryeqytetin Teheran, një numër i madh i protestuesve po mblidhen gjithnjë e më shumë në sheshin Azadi, raporton BBC, ku thotë se ka shumë policë dhe forca të sigurisë.

Pak ditë më parë, protestuesit në Universitetin e Teheranit kishin kërkuan që Ajatollah Khamenei të largohej, kërkesë që shkaktoi përleshje mes policisë dhe studentëve.

E në anën tjetër, me mijëra demonstrues pro-qeveritarë dolën në mitingje të ndara, të organizuara paraprakisht për të shënuar përvjetorin e tetë të shtypjes së protestave të vitit 2009. /MESAZHI/

ناآرامی در تهران