Ndotja e ajrit në Prishtinë arrin sërish në shkallën e rrezikshmërisë

Bazuar në matjet e realizuara nga Institutit Hidrometeorologjik i Kosovës, nga analiza e rezultateve të fituara nga monitorimi automatik i cilësisë së ajrit është vërejtur se gjatë ditëve të fundit janë paraqitur tejkalime të vlerave kufitare ditore me PM10.

Vlera kufitare ditore e lejuar për mbrojtjen e shëndetit të njeriut është 50ug/m3, ndërsa gjatë këtyre ditëve vlera maksimale e mesatares ditore është shënuar me date 29.01.2017 e cila ka arritur në vlerën 254.9µg/m3, ndërsa me datë 27.01.201 është regjistruar kjo vlerë 68.89µg/m3, dhe me datë 28.01.2017 217.09µg/m3.

Ndërsa përqendrime me të larta janë paraqitur edhe me ndotësin PM2.5 i cili ka arrite vlerën maksimale e mesatares ditore po të njëjtën ditë dhe në të njëjtin lokacion, nga ku arrin vlerën në 256.0µg/m3.

Ky përkeqësim i gjendjes ka ardhur si rezultat i ndryshimit të kushteve atmosferike, përkatësisht paraqitjes së kushteve të pa favorshme meteorologjike për shpërndarjen e koncentrimit të ndotësve, sikur se janë, mjegulla e dendur, shpejtësia e erës 0.0m/s, lagështia e lartë e ajrit 98%, shtypja atmosferike 952.6mb, temperatura -11.6oC.

Kjo gjendje ka ndikuar që mos të ketë shpërndarje të koncentrimit të ndotësve që emitohen në ajër.

Vlerësimi i përqendrimit të grimcave PM 2.5 në përputhshmëri me standardet e kualitetit të ajrit bëhet duke u bazuar ne vlerën vjetore.