Pas dështimit për të siguruar një vend në finalen e madhe, Anglia dhe Belgjika zbresin në 16:00 në stadiumin e “Shën Petersburg” për të diskutuar vendin më të ulët në podium të Kupës së Botës, njofton oranews.
Belgët vijnë me moralin e lartë në këtë përballje, duke parë që dltë dy skuadrat ishin në të njëjtin grup, atë G në fazën e grupeve, me “djajtë” që e fituan minimalisht atë takim.
Ndërkohë nga ana tjetër, Tre Luanët vijnë pas 120 minutave mjaft të lodhshme përballë Kroacisë dhe vendi i tretë do ishte “ngushëllimi” për të besuarit e Southgate.
Më poshtë formacionet zyrtare të dy kombëtareve









