Në Kosovë do të anulohen të gjitha fluturimet, përveç atyre ushtarake

Ministria e Infrastrukturës dhe Ambientit të Republikës së Kosovës ka njoftuar se nga data 16 mars do të anulohen të gjitha fluturimet, përveç atyre ushtarake.

Përjashtim bëjnë fluturimet në arritje ferry (pa udhëtarë), por që mund të bartin udhëtarë nga aeroporti “Adem Jashari”, njofton Klan Kosova.

“Pas datës 16 Mars 2020, të gjitha fluturimet (përveç atyre ushtarake dhe mjekësore) do të anulohen. Përjashtim bëjnë fluturimet në arritje ferry (pa udhëtarë) por që mund të bartin udhëtarë nga aeroporti ynë”.

“Vërejtje: Mirësisht ju lusim që të kontaktoni me kompanitë ajrore për të kuptuar mundësitë e tyre për realizimin e këtyre fluturimeve që mund të bartin udhëtarë në vetëm në njërin drejtim”.