Në mesin e viktimave nga coronavirusi edhe një fëmijë

Në 24 orët e fundit në Kosovë nga coronavirusi kanë humbur jetën gjashtë persona, ndërsa janë konfirmuar 3 mijë e 917 raste të reja.

Ministria e Shëndetësisë ka informuar se në total numri i rasteve aktive është 28.751.

MSH ka njoftuar se në mesin e viktimave është edhe një fëmijë nën moshën 9 vjeç, transmeton Telegrafi.

Nga rastet e reja, më së shumti janë konfirmuar në Prishtinë, gjithsej 973 raste. Pejë 381 raste, Prizren 288 raste, Gjilan 287 raste, Gjakovë 236 raste.

Ferizaj 191 raste, Klinë 184 raste, Mitrovicë 182 raste, Vushtrri 135 raste, Podujevë 114 raste.

Fushë Kosovë 94 raste, Obiliq 91 raste, Skenderaj 90 raste. Drenas 72 raste. Shtime 69 raste. Viti 68 raste. Deçan 64 raste. Kaçanik 59 raste, Suharekë 52 raste dhe në Lipjan e Istog nga 51 raste.

Për shkak të rritjes së rasteve me coronavirus, Kosova ka ashpërsuar masat javën e kaluar, ku pas orës 22:00 ndalohet lëvizja e qytetarëve