Në një mentalitet të mykur, edhe ngjyra e lëkurës të sjellë fat!

Prof. Driton Arifi

Në Montgomery, të SHBA-ve, më 1 dhjetor 1955, nje grua afroamerikane-e quajtur Rosa Parks, burgoset pasi refuzoi t’i lëshonte ulësen-vendin e saj në një autobus publik, një burri të bardhë.

R.Parks ishte në rreshtin e parë, kur shoferi i bardhë i kërkoi asaj dhe pasagjerëve të tjerë me ngjyrë t’ua lëshonin vendin njerëzve të bardhë, pasi vuri re se kishte të tillët që qëndronin në këmbë, në korridor. Tre nga pasagjerët “me ngjyrë” u larguan nga vendet e tyre e shkuan prapa, por znj.Parks nuk pranoi të ngritej e ta lëshonte ulsen e saj për një burrë të bardhë.

Më pas ajo u arrestua dhe u gjobit me 10 dollarë për shkeljen ligjore (sepse ligji asokohe e detyronte ta lëshonte ulësen në raste të tilla) dhe 4 dollarë për shpenzimet gjyqësore. Ajo asnjë prej tyre nuk i pagoi përçka më pas ajo edhe do burgosej.

Mirëpo burgosja e saj ishtë flakadani që ndezi kërkesën dhe revolucionin kundër diskriminimit dhe luftën për barazi. Një vit të tërë, “njerëzit me ngjyrë” e bojkotuan transportin publik atje, pas të cilit bojkot, ligji diskriminues u ndryshua. Ajo u shndërrua në grua hero, në luftën kundër racizmit e diskriminimit.

Sot pas 67 viteve, në Kosovën tonë të vlerave demokratike, gjejmë që racizmi dhe diskriminimi për shkak të ngjyrës qenka gjallë.

Në një shkollë tonën, nxënësit që kanë racë apo etni tjetër, ende diferencohen nga ata të tjerët që qenkan “fatlumë” pse qenkan të bardhë!

Por mos harroni, se kur i Dërguari ynë e degjoi një shok të tij-Ebu Dherrin që e nënqmonte tjetrin- Bilalin etiopias, duke i thënë:” O i biri i zezakes”! Atij, Muhamedi s.a.v.s. iu drejtua e i tha:” O Ebu Dherr ti qenke njeri që ende brenda vetes ke injorancë”!

Pra diskriminimi në Islam ka emër, ai është injorancë!

Diskriminuesit, më së paku çka mund të thuhet për ta se ata janë injorantë!

Nga: Prof. Driton Arifi