Në punë dhe kudo nuk i ndahet biçikleta/ Kryeministri i Holandës merr mandatin e katërt radhazi

Mark Rutte

Kryeministri i Holandës, Mark Rutte ka arritur një fitore të thellë në zgjedhje duke siguruar kështu mandatin e katërt në krye të vendit.

Rutte ka deklaruar se mandatin e katërt në detyrë do ta përdorë për të rindërtuar vendin pas pandemisë së koronavirusit.

Ai njihet për thjeshtësinë dhe modestinë. Shkon në punë dhe shëtit si të gjithë qytetarët e thjeshtë të Amsterdamit, Roterdamit dhe dhe të Hagës, me biçikletë. Nuk preferon as të ketë roje. Holanda është një nga vendet më të zhvilluara dhe me mirëqenien më të lartë në rang global.

Pas një fushate gjatë pandemisë dhe parë si një referendum mbi performancën e qeverisë gjatë krizës, rezultatet e anketave sugjeruan që VVD kishte fituar 35 nga vendet në parlamentin me 150 vende, dy më shumë se në zgjedhjet e mëparshme.

“Votuesit e Holandës i kanë dhënë partisë time një votë të madhe besimi”, ka thënë Rutte.

Jo gjithçka ka shkuar mirë në 10 vitet e fundit, përfshirë dorëheqjen e tij në janar për shkak të një skandali në të cilin njerëzit ishin të profilizuar në mënyrë raciale dhe më pas u akuzuan në mënyrë të rreme për mashtrim të përfitimeve të fëmijëve./noa