Dieta e propozuar nga Dr. Peter D’Adamo sugjeron se njerëzit duhet të ushqehen ndryshe në varësi të grupit të gjakut, duke nisur nga ideja se grupet e gjakut janë formuar në periudha të ndryshme të historisë njerëzore.
Sipas kësaj teorie, grupi i gjakut 0 konsiderohet më i vjetri dhe lidhet me stilin e jetesës së gjuetarëve, ndaj rekomandohet konsum më i lartë i mishit dhe proteinave. Në të njëjtën kohë, për këtë grup sugjerohet shmangia e kafesë, çajit të zi ndërsa rekomandohen lëngje frutash si qershia, mango dhe guava.
Personat me grup gjaku AB këshillohen të kufizojnë kafeinën si dhe disa lëngje frutash specifike, ndërsa grupet A dhe B kanë më pak kufizime, por gjithsesi ndjekin udhëzime të ndryshme ushqimore.
Dieta i kategorizon ushqimet në të dobishme, neutrale dhe të dëmshme, duke ofruar plane të ndryshme ushqimi, rekomandime për aktivitet fizik dhe lista pijesh sipas çdo grupi gjaku.
Megjithatë, kërkimet shkencore nuk kanë gjetur prova që mbështesin lidhjen mes grupit të gjakut dhe mënyrës ideale të ushqyerjes. Një studim i publikuar në vitin 2014 në revistën PLoS One, ku u përfshinë mbi 1,400 persona, tregoi se përmirësimet në shëndet nuk lidhen me grupin e gjakut, por me ndryshimet në stilin e jetesës.
Sipas rezultateve, ata që ndoqën rekomandime më të shëndetshme ushqimore patën tregues më të mirë shëndetësorë, pavarësisht nëse kishin grup gjaku O, A, B apo AB.
, rritja e konsumit të frutave dhe perimeve dhe zakone më të shëndetshme, jo nga përshtatja me grupin e gjakut.
Për këtë arsye, nuk ka arsye shkencore për të shmangur kafenë vetëm për shkak të grupit të gjakut O. Për shumicën e të rriturve të shëndetshëm, konsumi i moderuar i kafesë mund të sjellë edhe përfitime.
Megjithatë, në rastet kur kafeja ndikon në presionin e gjakut, gjumin apo stomakun, rekomandohet kufizimi i saj në bazë të gjendjes individuale shëndetësore dhe jo grupit të gjakut.
Personat me sëmundje kronike si tensioni i lartë, diabeti apo problemet kardiake duhet të konsultohen me mjekun për konsumimin e kafeinës.








